Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, thuhet se ka uruar talebanët për përfundimin e “pushtimit amerikan” në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Hamasi, Haniyeh zhvilloi një bisedë telefonike me Shefin e Zyrës Politike të Talebanëve, Mullah Abdul Ghani Barader.
Gjatë bisedës Heniyye tha se “Zhdukja e pushtimit amerikan nga tokat afgane është fillimi i zhdukjes së të gjitha forcave shtypëse, veçanërisht Izraelit si pushtues në tokat palestineze”.
Haniyeh përgëzoi Beraderin për “humbjen e pushtimit amerikan” në Afganistan dhe i uroi vendit unitet, forcë dhe prosperitet. /aa