Grupi palestinez Hamasi ka deklaruar se ka trajtuar propozimet gjatë fazës së fundit të negociatave indirekte me Izraelin “në mënyrë pozitive dhe të përgjegjshme për të arritur qëllimet tona duke ndalur plotësisht agresionin kundër popullit tonë në Gaza”.
Sipas Hamasit, Izraeli “është tërhequr nga marrëveshja që nënshkroi me ne … refuzoi të kalojë në fazën e dytë të saj dhe rifilloi agresionin kundër popullit tonë”.
Deklarata e Hamasit vjen ndërsa SHBA vazhdon të fajësojë grupin për sulmet në Gaza, ndërkohë që në veri të Gazës po zhvillohen protesta të vogla, por të dukshme, kundër Hamasit. /mesazhi