Zyrtari i lartë i Hamasit, Dr. Khalil al-Hayya, ka bërë një deklaratë të shkurtër në Telegram, duke theksuar gatishmërinë e grupit për të negociuar.
“Ne riafirmojmë gatishmërinë tonë për të vazhduar punën dhe negociatat me përgjegjësi për të arritur objektivat tona,” tha ai.
Kjo deklaratë vjen disa orë pasi al-Hayya akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Hamasin në janar.
“Gjatë kësaj periudhe, kemi marrë disa propozime dhe nisma dhe i kemi trajtuar ato me pozitivitet dhe përgjegjësi për të arritur objektivat tona: një ndalim të plotë të agresionit kundër popullit tonë në Gaza, tërheqjen e plotë nga Rripi i Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, rindërtimin dhe heqjen e bllokadës. Megjithatë, okupimi sionist e ka shkelur marrëveshjen që ka nënshkruar me ne dhe ndërmjetësit, duke refuzuar të kalojë në fazën e dytë dhe duke rinisur agresionin ndaj popullit tonë,” kishte deklaruar ai më herët.
Hamas ka theksuar se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet për të arritur këto synime, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta. /mesazhi