Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, ka mirëpritur tërheqjen e presidentit amerikan Donald Trump nga ideja për të zhvendosur popullsinë e Gazës.
Qassem i bëri thirrje Trump-it që të mos mbështesë vizionin e “ekstremit të djathtë sionist” lidhur me konfliktin në rajon.
Presidenti amerikan deklaroi mbrëmjen e sotme se askush nuk do të dëbohet nga Gaza, pas deklaratave të tij të mëparshme se SHBA duhet të marrë kontrollin e enklavës, të largojë palestinezët dhe ta “rizhvillojë” atë.