Hamasi përshëndet përjashtimin e ambasadorit izraelit nga konferenca e gjenocidit në Ruandë

Avraham Neguise

Lëvizja e rezistences palestineze Hamas ka përshëndetur vendimin e Unionit Afrikan për të përjashtuar ambasadorin izraelit nga një konferencë mbi gjenocidin në Ruandë, duke e quajtur këtë një “qëndrim të guximshëm” në mbështetje të kauzës palestineze.

Ambasadori izraelit në Etiopi, Avraham Neguise, u largua të hënën nga konferenca në Addis Abeba pasi shtetet anëtare të AU refuzuan të marrin pjesë në prani të tij. Hamas theksoi se prania e një përfaqësuesi izraelit në një ngjarje për gjenocidin është “hipokrizi”, ndërkohë që Izraeli po përballet me akuza për gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza.

Ngjarja vjen në një kohë kur ofensiva izraelite në Gaza ka shkaktuar mbi 50,700 viktima që nga tetori 2023, shumica gra dhe fëmijë. Izraeli përballet gjithashtu me një proces për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe urdhër-arreste për liderët e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.