Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi njofton vazhdimin e negociatave indirekte për armëpushim në Gaza

Hamasi njofton vazhdimin e negociatave indirekte për armëpushim në Gaza

Basem Naim, a senior Hamas official in Gaza, speaks during an interview with Reuters in Istanbul, Turkey

Grupi palestinez Hamas njoftoi rifillimin e negociatave indirekte me Izraelin në kryeqytetin e Katarit, Doha, me fokus armëpushimin në Gaza, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza dhe kthimin e njerëzve të zhvendosur, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media të premten në mbrëmje, Basem Naim, një udhëheqës i lartë politik i Hamasit, përsëriti “seriozitetin dhe pozitivitetin e grupit dhe përpjekjen për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai shtoi se përfundimi i agresionit dhe mbrojtja e palestinezëve në mes të gjenocidit të vazhdueshëm dhe spastrimit etnik nga Izraeli do të kryesojë agjendën e negociatave.

Përpjekjet ndërmjetësuese të udhëhequra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të arritur një armëpushim në Gaza deri më tani kanë dështuar për shkak të refuzimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ndalur luftën.

Izraeli mban mbi 10.300 të burgosur palestinezë, ndërsa Hamasi thuhet se mban rreth 100 robër izraelitë në Gaza. Grupi tha gjithashtu se dhjetëra robër kishin vdekur në sulmet ajrore izraelite.

Ushtria izraelite ka vazhduar me luftën gjenocidale në Gaza duke vrarë mbi 45.650 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Exit mobile version