Grupi palestinez Hamas ka bërë të ditur se ka miratuar një propozim të ndërmjetësve për të rifilluar negociatat duke liruar një ushtar izraelit me shtetësi amerikane dhe duke kthyer trupat e katër izraelitëve me shtetësi të dyfishtë, transmeton Anadolu.
“Të enjten, delegacioni i lidershipit të Hamasit mori një propozim nga ndërmjetësit për të rifilluar negociatat. Lëvizja u përgjigj me përgjegjësi dhe pozitiv, duke paraqitur përgjigjen e saj herët të premten”, njoftoi Hamasi.
Grupi palestinez konfirmoi se përgjigja përfshin “lirimin e ushtarit izraelit, Edan Alexander, i cili ka nënshtetësi amerikane, përveç trupave të katër të tjerëve me dy shtetësi”.
Hamasi përsëriti “gatishmërinë e tij të plotë për të filluar negociatat dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për çështjet e fazës së dytë”, duke i kërkuar Izraelit “të përmbushë plotësisht angazhimet e tij”.