Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka dorëzuar katër ushtare izraelite në bazë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës dhe shkëmbimit të të burgosurve, raporton Anadolu.
Katër ushtaret izraelite të liruara, të veshura me jelekë të uniformave ushtarake izraelite, buzëqeshnin dhe përshëndetnin me dorë në një skenë në Sheshin e Palestinës në Qytetin Gaza derisa u transferuan te përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Katër izraelitet, emrat e të cilëve u paraqitën nga Hamasi dje, janë Liri Albag (19), Daniella Gilboa (20), Karina Ariev (20) dhe Naama Levy (20).
Rreth 200 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të katër ushtareve izraelite.