Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi: Lirimi i izraelito-amerikanit kushtëzohet me fazën e dytë të bisedimeve

Hamasi: Lirimi i izraelito-amerikanit kushtëzohet me fazën e dytë të bisedimeve

Abdel-Latif al-Qanoua

Hamasi njoftoi më herët se është i gatshëm të dorëzojë një të burgosur izraelito-amerikan dhe trupat e katër shtetasve me shtetësi të dyfishtë.

I dërguari amerikan Steve Witkoff tha këtë muaj se lirimi i Edan Alexander, 21 vjeç, është një “prioritet kryesor”. Negociatori amerikan për pengjet, Adam Boehler, është takuar ditët e fundit me drejtuesit e Hamasit për të kërkuar lirimin e Alexandrit.

Hamas deklaroi se ky hap varet nga fillimi i bisedimeve për fazën e dytë të armëpushimit, hapja e pikave kufitare dhe heqja e bllokadës totale të vendosur nga Izraeli dy javë më parë.

“Po punojmë me ndërmjetësit që marrëveshja të ketë sukses dhe që ta detyrojmë pushtuesin të përmbyllë të gjitha fazat e saj,” tha zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua.

“Shtimi i presionit për lirimin e Edan Alexander ka për qëllim përmbylljen e fazave të marrëveshjes,” shtoi ai.

Exit mobile version