Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas sot deklaroi se ka shpërndarë Këshillin Drejtues në Gaza dhe se janë të gatshëm për negociata të pajtimit me lëvizjet e tjera palestineze.
Hamasi përmes një deklarate me shkrim theksoi se Këshilli Drejtues i Rripit të Gazës u shpërbë në përputhje me iniciativën e Egjiptit për tejkalimin e ndarjeve problematike në Palestinë.
Hamasi thotë se Qeveria Palestineze mundet menjëherë të marrë pushtetin në Gaza, të organizojnë zgjedhje në Rripin e Gazës dhe se janë të gatshëm për dialog me lëvizjen rivale të Fatahut.
Lëvizja Hamas gjithashtu ka bërë thirrje që gjitha grupet palestineze të angazhohen në procesin e dialogut brenda palestinez dhe të formojnë qeverinë e unitetit kombëtar.
Këshilli Drejtues i Hamasit në Gaza u formua në mars të këtij viti dhe nuk u njoh nga Qeveria e Palestinës. /aa/