Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi: Kemi vrarë dhe plagosur disa ushtarë izraelitë në veri të Gazës

Hamasi: Kemi vrarë dhe plagosur disa ushtarë izraelitë në veri të Gazës

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Kassam njoftuan se kanë vrarë dhe plagosur disa ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në veri të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Brigadave Kassam në llogarinë Telegram thuhet se anëtarët e saj shënjestruan me raketën TBG forcat izraelite të përbërë nga 9 ushtarë të pozicionuar në një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia dhe si rezultat i sulmit thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur.

Në deklaratë thuhet se 3 automjete të blinduara ushtarake u shkatërruan me eksploziv në zonën Alimi në mes të Jabalias dhe se sulme të ngjashme janë kryer edhe në Beit Hanoun.

Brigadat Kassam thanë gjithashtu se një oficer izraelit u qëllua nga një snajper dje në rrugën Abu al-Aysh në mes të kampit të refugjatëve Jabalia. Më tej u njoftua se 5 ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në kampin e refugjatëve Jabalia të shtunën, më 21 dhjetor.

– Plani i Izraelit për të “shkatërruar” veriun e Gazës

Ushtria izraelite zhvendos me forcë palestinezët në rajon duke lëshuar shpesh “urdhra evakuimi” për shumë rajone, veçanërisht në veri të Rripit të Gazës. Me urdhrat e evakuimit që ka lëshuar posaçërisht për veriun po bëhen komentet se Izraeli po përpiqet të zbatojë planin e quajtur “Plani i Gjeneralëve”.

“Plani i Gjeneralëve” parashikon dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës, më pas rrethimin e zonës dhe ndalimin e hyrjes së ushqimit, karburantit dhe ujit të pastër në zonë.

Gjithashtu plani përfshin që luftëtarët e rezistencës së armatosur të detyrohen të zgjedhin midis “vdekjes ose dorëzimit” dhe “trajtimin si elementë armik” të palestinezëve që nuk largohen ose nuk mund të largohen nga rajoni.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 45.259 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 107.627 persona të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

Exit mobile version