Ha’masi: Gjatë përleshjeve ka ush’tarë të vr’arë dhe të pl’agosur iz’raelitë në Ga’za

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Izzeddin Kassam njoftoi se vrau dhe plagosi ushtarë izraelitë në përleshjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim thuhet se ka pasur përleshje mes Brigadave Kassam dhe ushtarëve izraelitë në jug të rrethit Zaitoun.

Mësohet se si pasojë e përleshjeve të dhunshme ka pasur të vrarë dhe të plagosur mes ushtarëve izraelitë.

Thuhet se helikopteri i ushtrisë izraelite zbarkoi në rajon për të evakuuar ushtarët e vrarë dhe të plagosur ndërkaq ushtria izraelite ende nuk ka bërë një deklaratë për këtë temë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 40.265 palestinezë, përfshirë të paktën 16.480 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 93.144 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.