Hamasi ka dënuar ashpër bombardimin nga Izraeli të Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë një “akt sadist”.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, grupi palestinez i rezistences tha se shkatërrimi i plotë i spitalit, i cili ishte i vetmi institucion në Gaza që trajtonte pacientët me kancer, është një shembull i qartë i “barbarisë së pushtuesit, që vazhdon fushatën e tij gjenocidale kundër popullit tonë palestinez”.
Hamasi gjithashtu akuzoi administratën amerikane për dhënien e një “drite jeshile” ndaj Izraelit për të vazhduar luftën e tij, duke injoruar plotësisht ligjin ndërkombëtar.
“Shkatërrimi i spitalit vjen si pasojë e mbështetjes së pakushtëzuar të administratës amerikane për krimet e pushtuesit,” thuhet në deklaratë.
Hamasi i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe gjykatave të tjera ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime ligjore kundër Izraelit dhe liderëve të tij për atë që e cilëson si një akt barbar dhe të turpshëm.
Kriza humanitare në Gaza vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa spitalet dhe objektet shëndetësore janë shënjestër e bombardimeve, duke e lënë popullsinë civile pa akses në kujdesin shëndetësor jetik.