Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka akuzuar Izraelin për vrasjen e inxhinierit të tyre të aviacionit në Tunizi këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammad Al-Zawari u qëllua për vdekje në qytetin juglindor të Tunizisë Sfax të enjten.
Brigada “Qassam”, krahu i armatosur i Hamasit, tha se al-Zawari ishte një nga komandantët e tyre mbikëqyrës i programit të grupit të dronëve.
Shërbimi sekret izraelit në vazhdimësi vret aktivistë dhe lider të Hamasit edhe jashtë teritoreve palestineze. Në janar të vitit 2010 në një dhomë hoteli në Dubaj, agjentët izraelit nga disa vende të ndryshme të botës, të organizuar në menyre shumë profesionale vranë Mahmoud al-Mabhouh, një nga themeluesit e brigadës Izudin al Kasam, krahu ushtarak i levizjës Hamas.
Sipas ekspertëve vrasjet që izraeli i bënë jashtë vendit nuk jep prononcime për to.