Hamas theksoi se Izraeli synon që nëpërmjet bombardimit të Rripit të Gazës që e mban nën bllokadë, të transferojë jashtë vendit krizën që e përjeton brenda dhe të shpërndajë vëmendjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avionët izraelitë godasin Gazën
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi, shënjestrimi i pozicioneve të forcave të rezistencës në Gaza nga ana e Izraelit, u cilësua si “një mesazh i agresionit dhe rritjes së tensioneve”.
“Izraeli problemet që i përjeton vet, dëshiron tua bartë popullit të Gazës. Izraeli gjithashtu për shkak të krizës në politikën e brendshme dhe kushteve që po përkeqësohen edhe më shumë, synon shpërndarjen e vëmendjes”, thuhet në deklaratë.
Avionët luftarak izraelitë mbrëmë kryen sulm ajror në disa zona në jug të Gazës.
Izrael në kohë të fundit është skenë e protestave që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Binjamin Netanyahu, për shkak të rastit të korrupsionit ndaj tij dhe josuksesit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).