Ekzistojnë versione të ndryshme të përgatitjes së hallvës, por më besoni nëse do shtoni këta dy përbërës, kanellë e karafil, do të provoni hallvën më të mirë në botë .
Përbërësit: 150 g gjalpë, 1/2 gote miell gruri1/2 gote miell misri, 4 -5 lugë gjelle shumë të plota sheqer kaf, 1 gotë e gjysmë ujë i ngrohtë, arra sipas dëshirës, 1 lugë çaji kanellë, 1/2 lugë çaji karafil pluhur(nëse nuk keni pluhur shtoni 2 kokrra brenda tek uji gjatë vlimit).
⠀
Përgatitja: Në një tigan në zjarr të ulët shkrijmë gjalpin. Pasi gjalpi ka shkrirë shtojmë miellin. E skuqim pak dhe më pas shtojmë sheqerin. Unë sheqerin nuk e bëj me shërbet pasi më pëlqen të digjet me miellin. Pasi sheqeri skuqet bashkë me miellin( nëse e doni më të ëmbël mund të shtoni edhe një lugë akoma sheqer) dhe shohim që mielli ka marr pak ngjyrë të errët në të kaftë, shtojmë arrat , kanellën, karafilin. I lëmë të skuqen pak dhe në fund hedhur ujin e nxehtë. Pasi e keni përzier mirë brumin me lugë druri dhe masa është e ngjeshur dhe shkëputet nga ena, e mbulojmë me kapak ose pecetë të pastër dhe e lejmë të pushojë për 20 minuta. Më pas me ndihmën e lugës i jepni formën tradicionale ose formën që ju dëshironi. Ju bëftë mirë!