Halil Matoshi i bashkohet AAK-së

Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, përfundimisht ka vendosur që të rikthehet në politikë.

Matoshi ka zgjedhur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë e Ramush Haradinajt, për të bërë rrugëtimin e tij politik.

Lajmin e ka bërë publik AAK, përmes një njoftimi ku është thirrur një konferencë për media, me ç’rast do të prezantohet aderimi i Matoshit.