Halep, sulmohet konvoji teksa popullata evakuohet (VIDEO)

Milicitë besnike të regjimit të Bashar Al Asad kanë vrarë së paku një person dhe kanë plagosur disa të tjerë teksa sulmuan konvojin e civilëve që po evakuoheshin nga zona e luftës në Halep.

Video:SHBA akuzon Rusine per tmerrin ne Halep

 

Dhjëtera civilë të lënduar janë evakuuar nga Halepi lindor, pas arritjes së një armepushimi të përkohshëm i cili pritet të zgjasë tre ditë. Qëllimi i armepushimit ishte që të arrihet largimi i civilëve dhe luftetarëve nga territori i luftës.

Zouhir Al Shimale, një gazetar i pavarur nga Halepi, tha se evakuimi po vazhdon, pavarësisht sulmeve. Ai tha për Al Jazeera se nuk ka pasur luftime ndërmjet palëve që nga mëngjesi, por ka pasur vetëm sulme të njëanshme nga milicia e regjimit.

“Civilët mund të zgjedhin në mes largimit apo qëndrimit – nese ata qëndrojnë, ata do të jen nën kontrollin e regjimit. Shumica e njerëzve duan të ikin sepse janë të frikësuar se mos ndodhin masakra nga regjimi,” shtoi Shimale.

“Ketyre diteve, krejt cka njerëzit po kerkojnë është një vend ku ka furnizim me ushqim, ilace, gaz, – ashtu sic kishim para rrethimit”.

Si pjesë e marreveshjes, Ruisia tha se po përgatiste transferimin e luftëtarëve kryengritës në qytetin Idlib, i cili është pak kilometra larg Halepit. /MESAZHI/