Kolona e parë me të plagosurit nga Halepi kalon pikën e kotrollit të forcave të regjimit sirian. Të plagosurit nga zona nën kotrollin e regjimit do të zhvendosen me autobusë me ngjyrë të gjelbër në Idlib, në kufirin turko-sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Tentativa e parë për evakuimin e civilëve nga Halepi i cili ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe milicëve shitë u pengua nga këta të fundit me anë të një sulmi ndaj autokolonës.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA atje, thuhet se autokolona prej 20 autobusëve transporton 200 të plagosur, ku 50 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Të plagosurit do të transferohen në autobusët që presin në anën e regjimit. Autokolona më pas do të vazhdojë rrugën e saj prej 4 kilometrash në pjesën e kontrolluar nga regjimi i Asadit dhe do të kalojë në rajonet e Halepit perëndimor të cilat gjendën nën kontrollin e opozitarëve.
Të plagosurit janë planifikuar të dërgohen në qytetin e Idlibit i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë dhe që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.
Ndërkohë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë është duke shoqëruar autokolonën e të plagosurve.
Në tentativën e parë për evakuimin e të plagosurve milicët shitë sulmuan me snajper autokolonën ku si pasojë 4 civilë mbetën të vrarë.