Disa autobusë që po përdoreshin për të evakuuar persona të sëmurë dhe të plagosur nga fshatrat e rrethuara siriane al Foua dhe Kefraya, në provincën Idlib, u sulmuan dhe u dogjën të dielën dhe akuzat po biejnë mbi rebelët.
Autokolona po udhëtonte drejt zonave të rrethuara nga luftëtarët rebelë. Forcat pro qeveritare po i kërkojnë njerëzve të largohen nga fshatrat me shumicë shiite në mënyrë që evakuimi i Halepit lindor të rifillojë.
Por, pavarësisht problemeve, media shtetërore siriane thotë se autobusët me njerëz nga Halepi janë vënë në lëvizje.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut, bëri të ditur se gjashtë autobusë ishin sulmuar dhe djegur ndërsa media shtetërore nënvizoi se terroristë të armatosur sulmuan pesë autobusë, të cilët u dogjën dhe u shkatërruan tërësisht.
Rreth 1200 persona pritet të largohen nga Halepi lindor, e cila po sulmohej nga Asadi dhe Rusia në tentativë për ta vënë nën kontroll territorin e qeverisur nga grupet anti regjim.