Në qytetin sirian Halep 40 ditë ka probleme me ujin e pijshëm qytetin e Halepit. Qyteti është nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Assadit dhe të grupeve të huaja terroriste pro regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Problemet me mungesën e ujit në qytetin e Halepit ende vazhdojnë pasi që, pas kryerjes së evakuimit në lindje të Halepit në dhjetor të vitit të kaluar, kontrolli i qendrës së qytetit kaloi në duart e forcave të Asadit dhe grupeve të huaja terroriste pro regjimit.
Sipas burimeve lokale, forcat e regjimit ka 40 ditë që nuk e shpërndajnë ujin nëpër lagjet e qytetit, përkrah asaj që e kontrollojnë stacionin për shpërndarje të ujit “Sulejman el-Halebi”.
Më tej thuhet se edhe pse 2 milionë banorë civilë kanë mungesë të ujit, autoritetet e regjimit në Halep, duke sajuar arsyetime të ndryshme, nuk sjellin asnjë zgjidhje në lidhje me këtë.
Nga ana tjetër autoritetet e regjimit kanë pohuar se uji nuk arrin deri tek qendra e qytetit të Halepit për shkak të një defekti teknik në stacionin e ujësjellësit në lindjen e Halepit “El-Hafsa”, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.
1 metër kub ujë kushton afër 4 dollarë
Burimet lokale njoftojnë se qeveria punon në një projekt për ti lidhur puset e qytetit në sistemin e ujësjellësit qendror, por projekti është lënë pas dore për shkak të korrupsionit brenda qeverisë.
Në vijim thuhet se autoritetet e qeverisë të cilët e bllokojnë realizimin e projektit, fitojnë të ardhura të larta nga shitja e ujit në qytet. Duke qenë se rroga mesatare është 60 mijë lira siriane (60 dollarë), qytetarët e Halepit paguajnë 4 dollarë për 1 metër kub ujë, derisa në lagjet ku gjenden puset e ujit formohen radhë të gjata të njerëzve që vijnë të mbushin ujë, ndërsa ujin që u jepet nga puset, e mbushin në kanaçe plastike.
OKB-ja dërgon ndihma me ujë në Halep
Dëshmitarët tregojnë se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka ndërmarrë masa në lidhje me problemet me ujin në Halep që vazhdojnë një kohë të gjatë. OKB-ja ka vendosur rezervuare speciale të ujit nëpër lagjet ku nuk ka puse të ujit, dhe këto rezervuare furnizohen me ujë nga burimet e vet organizatës.
Nuk ka energji elektrike në qytet
Ekspertët njoftojnë se lufta qytetare në Siri më së shumti ka prekur Halepin. Ata thonë që në këtë qytet të kontrolluar nga regjimi i Asadit, ka mungesë të madhe të karburanteve dhe se formohen radhë të gjata të automjeteve në pikat e karburantit.
Nga ana tjetër Halepi nuk ka energji elektrike pasi që nuk punojnë centralet e prodhimit të saj, ndërsa popullata, nevojën e energjisë elektrike mundohet ta tejkalojë nëpërmjet përdorimit të gjeneratorëve.