Shërbimi Kombëtar i Shëndetit britanik thotë se 16 autoritete rajonale të shëndetit janë goditur nga një sulm masiv kibernetik ga persona të panjohur, por që kërkojnë para.
Sulmi ndikoi në sistemet kompjuterike duke anuluar operacionet e mjekëve.
Sidoqoftë, duket se sulmi ishte i përgjithshëm dhe nuk synonte në veçanti shërbimet shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, sulme të ngjashme kanë dëmtuar bizneset në Spanjë. Sulmet kibernetike kanë vënë në shënjestër telekomandën gjigante Telefonica, bankat, shitësit, kompanitë e energjisë dhe transportit, duke përdorur përsëri sistemin “Ransomware” për të kërkuar para.
Disa kompani kanë ndërmarrë masa parandaluese kundër hakimeve në sistemet e tyre sipas variantit të virusit WannaCry, i cili enkripton të dhënat vitale duke i bërë ato të paqëndrueshme. Stafit punues në kompani si Gas Natural dhe Vodaphone iu kërkua të fikin makinat dhe të ndalin aksesin në internet. /MESAZHI/