Sot do të mbahet seanca dëgjimore për kryetarin e Istogut, Haki Rugovën që u arrestua për keqpërdorim të detyrës.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, i cili ka thënë se ato çka i ka thënë prokuroria për këtë rast nuk janë të vërteta.
Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, në ora 10.
Njoftimi i plotë i Berishës:
Kolegeve gazetare qe me kane telefonuar sot me dhjetera here per te marr informata/prononcim lidhur me ceshtjen e z. Haki Rugova, u kerkoj ndjese per pamundesine me ju lajmeru per shkak te angazhimeve te shumta qe kisha.
Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje.
Neser kemi shume per te thene !
Mbani mend:
E verteta nuk eshte ajo cfare eshte shkru e thene nga Prokuroria dhe mbi ate nuk do te mund te ndertohet drejtesia…!