Hakerët vënë në shënjestër miliona përdorues pajisjesh Android

Në këtë pikë informacionet rreth sulmeve bazuar në këtë problem sigurie janë të pakta dhe kushdo që po vihet në shënjestër gjendet përballë fushatave reale të hakimit.

Ditën e Hënë prodhuesi i çipeve Qualcomm konfirmoi se hakerët kanë shfrytëzuar një problem zero-ditor sigurie që ishte i panjohur për ta për kryer sulme ndaj disa çipeve të kompanisë që gjenden në pajisje popullore Android.

Problemi zero-ditor i sigurie, i dizajnuar zyrtarisht si CVE-2024-43047, mund të jetë duke u përdorur për sulme të shënjestruara sipas Qualcomm ndërsa citonte disa indikatorë të Threat Analysis Group të Google.

Në këtë pikë informacionet rreth sulmeve bazuar në këtë problem sigurie janë të pakta dhe kushdo që po vihet në shënjestër gjendet përballë fushatave reale të hakimit.

Një përfaqësues i Qualcomm tha se janë bërë ndërhyrje të cilat janë të disponueshme për konsumatorët prej Shtatorit 2024. Tani mbetet në dorën e konsumatorëve të Qualcomm – kryesisht prodhues pajisjesh Android që përdorin këto çipe – për të dërguar përditësimet e nevojshme të sigurisë për përdoruesit.

Qualcomm listoi 64 çipe të ndryshme që preken prej këtij problemi sigurie, përfshirë çipin flagship Snapdragon 8 Gen 1 që përdoret në disa telefonë prodhuar nga Motorola, Samsung, OnePlus, Oppo, Xiaomi dhe ZTE. Kjo do të thotë se miliona përdorues në mbarë botën janë potencialisht të ekspozuar.