Ballina Arritje Teknologji Hakerët shtetërore Kinezë vodhën 400 dokumente nga Departamenti Amerikan i Thesarit

Hakerët shtetërore Kinezë vodhën 400 dokumente nga Departamenti Amerikan i Thesarit

Këto dokumente përmbanin informacione rreth udhëtimeve, grafikë organizativë, materiale sanksionesh dhe të dhëna të investimeve të huaja.

Departamenti Amerikan i Thesarit tha në Dhjetor se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetike duke akuzuar hakerët shtetërore Kinezë. Tani kemi një ide të shkallës së sulmit.

Grupi i hakimit penetroi më shumë se 400 laptopë dhe kompjuterë desktopë shumica e të cilave u përkisnin drejtuesve të lartë. Arritën të aksesonin emra përdoruesish dhe fjalëkalime së bashku me 3,000 dokumente të paklasifikuara.

Këto dokumente përmbanin informacione rreth udhëtimeve, grafikë organizativë, materiale sanksionesh dhe të dhëna të investimeve të huaja.

Agjencia tha se hakerët kanë arritur të vjedhin këto të dhëna por kanë dështuar të futen në sistemet e klasifikuara dhe të e-mail-it të departamentit.

Hetuesit thonë se grupi i hakerave shtetërore Kinez Silk Typhoon, Halfnium ose UNC5221 fshihen pas sulmit. Sulmin e kanë realizuar jashtë orëve të punës për të shmangur zbulimin. Ministria e Jashtme Kineze tha se këto akuza janë të rënda dhe pabaza.

Exit mobile version