Ballina Arritje Teknologji Hakerët Koreano-Verior pas vjedhjes së 342 mijë Ethereum në 2019-ën

Hakerët Koreano-Verior pas vjedhjes së 342 mijë Ethereum në 2019-ën

Hakerët infiltruan një bursë kriptomonedhash ku Ethereum mbahej dhe vodhën 342,000 tokenë që sot vlerësohen me 1 miliardë dollarë.

Policia Koreano-Jugore tha ditën e Enjte se një hetim i tyre kishte konfirmuar se hakerë të lidhur me inteligjencën ushtarake të Koresë së Veriut janë përgjegjës për vjedhjen e 41.5 milion dollarë Ethereum në 2019-ën.

Më shumë se gjysma e aseteve të vjedhura u pastruan në tre bursa kriptomonedhash krijuar nga hakerët ndërsa pjesa tjetër në 51 bursa të ndryshme.

Hakerët infiltruan një bursë kriptomonedhash ku Ethereum mbahej dhe vodhën 342,000 tokenë që sot vlerësohen me 1 miliardë dollarë.

Policia nuk citoi bursën por asokohe bursa Koreane Upbit kishte thënë se ka indentifikuar transferimin e 41.5 milionë dollarë Ethereum në një portofol të paidentifikuar.

Autoritetet policore Koreane nuk konfirmuan identitetet e hakërreve por mediat vendase thanë se policia i kishte identifikuar si grupet Lazarus dhe Andariel.

Në Maj një panel i Kombeve të Bashkuara që monitoron sanksionet tha se dyshonte që Koreja e Veriut ka bërë 97 sulme kibernetike ndaj kompanive të kriptomonedhave mes 2017-ës dhe 2024 dhe shkaktuar dëm prej 3.6 miliardë dollarësh.

Exit mobile version