Mbi 6,000 uebsajte WordPress kanë rënë pre e këtyre shtojcave që përmbajnë maluerë të cilat nganjëherë shfaqen si mesazhe nga Facebook, Google Meet ose si Captcha.
Një platformë blogimi, WordPress me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm është shndërruar në një prej shtyllave kryesore të uebit modern dhe është teknologji që përdoret nga miliona uebsajte personale e madje korporatave.
Ky popullaritet padyshim e ka ekspozuar edhe përballë hakëreve. Ofruesi i shërbimeve të hostimit GoDaddy raportoi se një infektim i ri po përhapet në mesin e implementimeve të WordPress përmes shtojcave i cili shfaq mesazhe të rreme në Chrome për të nxitur vizitorët ti klikojnë dhe të shkarkojnë maluerë.
Mbi 6,000 uebsajte WordPress kanë rënë pre e këtyre shtojcave që përmbajnë maluerë të cilat nganjëherë shfaqen si mesazhe nga Facebook, Google Meet ose si Captcha.
Malueri ClearFake ka qenë në qarkullim prej 2023 por së fundi një variant i ri ClickFix është përhapur përmes shtojcave. Këto shtojca kanë emra si Google SEO Enhancer dhe Quick Cache Cleaner.
Nëse keni një uebsajt WordPress, përpiquni të përdorni fjalëkalime të forta dhe unike dhe të mos instaloni shtojca pa i studiuar mirë ato.