Pas situatës me koronavirusin, ditët e fundit ka nisur të qarkullojë një Email, i cili mban logon e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me disa këshilla që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Kjo imellë kërkon që të vendosni të dhënat tuaja si imellën dhe fjalëkalimin me qëllim për të shkarkuar broshurën me këshillat. Por kjo është një vjedhje që ju bëhet të dhënave tuaja.
Siç mund të shihet në këtë email të konsideruar tashmë Fake, ka edhe gabime drejtshkrimore të cilat konfirmojnë faktin që kjo është një mënyrë e konsideruar “Phishing”, teknikë që përdoret për vjedhjen e të dhënave në internet.
E rëndësishme, sipas këtyre kompanive të sigurisë, është që të mos vendosen të dhëna në një faqe e cila nuk ka pse i kërkon këto të dhëna, siç është rasti konkret me email-in që supozohet se dërgohet nga OBSH, dhe po ashtu të mos përdoret i njëjti fjalëkalim për faqe të ndryshme.