Haitianët e mbledhur në pjesë të ndryshme të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit vazhdojnë të protestojnë kundër mungesës së sigurisë në vend, transmeton Anadolu.
Në Haiti, i cili ka vite që po lufton me paqëndrueshmërinë politike, krizën ekonomike dhe problemet e sigurisë, kërcënimi i urisë sa vjen e rritet për shkak të numrit të popullsisë që ka tejkaluar 11 milionë.
Në vendin ku më shumë se 80 për qind e kryeqytetit është nën kontrollin e bandave të armatosura, po shënojnë rritje edhe ngjarjet e dhunshme.
Haiti është përballur me një valë dhune bandash në vitet e fundit, e përkeqësuar nga vrasja e presidentit Jovenel Moise në vitin 2021.