Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka premtuar më shumë ndihma për Haitin i cili u godit nga uragani Matthew, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së bëhet e ditur se Ban Ki-moon gjatë vizitës së tij është takuar me popullatën e ndikuar nga uragani në Haiti, ku kanë humbur jetën afërsisht 1000 persona dhe ku uria e kolera kanë nisur të përhapen.
Duke vënë në dukje se është “i papërshkrueshëm” shkatërrimi që uragani ka shkaktuar në Haiti, Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së është shprehur se “Do të bëjmë të pamundurën që të ofrojmë mbështetjen me burime dhe produkte mjekësore në ndihmë të familjeve të viktimave dhe për të parandaluar epideminë e kolerës.”
Ndër të tjera ai ka shtuar se do të formojnë në fond të veçantë për të luftuar epideminë e kolerës e cila ka nisur të përhapet me shpejtësi pas uraganit.
Zyra e Koordinimit të Ndihmave Humanitare të OKB-së, kishte bërë thirrje për nevojën e 119 milionë dollarë ndihma emergjente humanitare për Haitin, ku pothuajse gjysma e popullatës prej 11 milionë banorëve janë ndikuar nga uragani.