Në Haiti pas tërmetit që ndodhi më 14 gusht dhe i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 2 mijë personave, ka nevojë për produkte ushqimore dhe higjienike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, Nadesha Mijoba nga Fondacioni Shëndetësor i Haitit tha se mund të përballen me fatkeqësi shëndetësore dhe kanë bërë përgatitje kundër kësaj.
“Situata sanitare është mjaft kritike. Shpresoj të mos shpërthejë ndonjë epidemi e kolerës”, tha Mijoba.
Plaçkitet autokolona e ndihmës
Përderisa në Haiti përjetohet mungesë ushqimesh, në një deklaratë nga organizata “Ushqim për të varfërit (Food For The Poor) thuhet se 4 kamionë të organizatës që transportonin ushqime dhe ujë u plaçkit dje në jug të vendit.
“Food For The Poor vazhdon angazhimin e saj në misionin për të ndihmuar personat e prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se askush nuk është dëmtuar gjatë plaçkitjes.
Janë shembur mbi 100 mijë shtëpi
Si pasojë e tërmetit prej 7.2 ballë që goditi më 14 gusht brigjet e Haitit, humbën jetën 2.189 persona ndërsa 12.268 të tjerë u plagosën.
Në tërmetin ku janë shembur ose dëmtuar mbi 100 mijë shtëpi, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 300 persona të zhdukur. /aa