Ballina Lajmet Kosovë Hahn përshëndet marrëveshjen për kodin telefonik

Hahn përshëndet marrëveshjen për kodin telefonik

Komisioneri Evropian për Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e ujdisë për telekomunikacionin.

“Mirëpres marrëveshjen e arritur në mes të dy palëve për zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky progres do të përshpejtojë marrëveshjen për formimin e bashkësisë / asociacionit të komunave serbe dhe sektorin e energjisë“, ka shkruar Hahn në Twitter.

Prishtina dhe Beogradi u morën vesh për kodin telefonik shtetëror të Kosovës i cili është 383 dhe do të alokohet nga ITU-ja.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri thënë dje se “ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”.

ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik +383 më 15 dhjetor 2016, njofton Klan Kosova.

“Konkluzionet e arritura në këtë marrëveshje janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakorduar në vitin 2015”, ka shtuar Tahiri. /

Exit mobile version