Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Haga do hetime për krime lufte në Afganistan

Haga do hetime për krime lufte në Afganistan

Prokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (CPI), Fatou Bensouda  do të kërkojë autorizimin e gjyqtarëve të këtij institucioni për të hapur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës kryer në kuadër të konfliktit afgan, veçanërisht nga ushtria amerikane.

Ky do të ishte një prej investigimeve më komplekse dhe kontraverse të historisë së Gjykatës dhe mund të përballë për herë të parë forcat ushtarake të SHBA-së me akuzat e CPI-së.

“Do të shpjegoj për gjyqtarët se ekziston një bazë e arsyeshme që mundëson të besosh se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në kuadër të konfliktit të armatosur në Afganistan”, deklaroi Fatou Bensouda në një komunikatë.

Duke zbuluar në fund të vitit 2016 rezultatet e një hetimi të gjatë paraprak, etapë para hapjes së një hetimi, prokurorja kishte konfirmuar se kishte një bazë të arsyeshme që do të mundësonte të besosh se forcat e armatosura të SHBA-së, CIA, talebanët dhe aleatët e tyre si dhe forcat qeveritare afgane mund të kenë kryer krime lufte.

Exit mobile version