Florent Hadergjonaj është përmendur si një prurje e re tek Përfaqësuesja e Kosovës.
Por mbrojtësi që aktivizohet në Bundesligën gjermane me Ingolstadt ka treguar nëse do t’i bashkohet apo jo Kosovës.
Në një prononcim për ‘Blick’, djaloshi nga Deçani ka pranuar se ka pasur kontakte me Kosovën, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht që kam pasur kontakte me Kosovën për të luajtur për ta dhe kjo gjë më nderon mua”.
Lexo po ashtu:
Xhaka e Cazorla përballë Henry e Stankovic (Video)
Xhaka e Cazorla përballë Henry e Stankovic (Video)
“Kam komunikuar në mënyrë të qartë me ta dhe i kam treguar se momentalisht jam i fokusuar vetëm tek klubi im”, deklaroi Hadergjonaj për ‘Blick’.
“Në një të ardhme të afërt do ta mësoni të gjithë se në cilën Përfaqësuese do të luaj”, tha Hadergjonaj i cili e la të hapur derën për t’iu bashkuar Kosovës.
21-vjeçari ka të drejtë të luaj edhe dy ndeshje me Zvicrën U21 pastaj të zgjedhë se me cilën Përfaqësuese A të luajë.
Përveç Zvicrës, Hadergjonaj mund të zgjedh nëse do t’i bashkohet Kosovës apo Shqipërisë.