Habit Rama: Për situatën e krijuar nga studentët, fajin e ka opozita

Kryeministri Edi Rama u “shfajësua” për situatën që është krijuar deri më tani, duke u ndalur gjerësisht tek protesta e studentëve, ndërsa bëri me faj edhe opozitën, shkruan tch.

Kreu i qeverisë tha se mungesa e opozitës i ka mpirë shqisat qeverisë.

“Kemi humbur kohë për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? Nuk ka. Nuk ka shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.