Është vetëm 19-vjeçar, por tashmë e gjithë bota po flet për të.
Bhet fjalë për sensacionin, Erling Braut Håland, që në afatin kalimtar të janarit kaloi nga Salzburgu te Borussia Dortmundi.
Te Salzburgu shkëlqeu me 29 gola në 27 paraqitje, por jo shumë besuan te talenti i 19-vjeçarit, ndoshta edhe për shkak të nivelit të Ligës.
Megjithatë, edhe në një ndër ligat më të forta në Evrope, Bundesliga, por edhe në nj ndër klubet si Borusia Dortmund, Haland sërish po tregon se është lindur për të shënuar dhe vetëm për të shënuar.
Në 7 paraqitje në Bundesliga ai ka shënuar 9 gola, kurse në 9 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar 12 gola – tre gola më shumë se ndeshje, statistika këto që tregojnë më së mirin talentin e Haland, raporton Gazeta Express.
Babai i lojtari ka hedhur benzinë në zjarr gjatë ditës së sotme, duke thënë se djali i tij do të përshtatej shumë mirë në La Liga, duke i dhënë sinjale Barcelonës e Real Madridit, që nga vera e ardhshme do të kërkojnë të gjejnë sulmuesin ideal, pasi Antoine Griezmann dhe Luka Jovic, nuk po tregojnë shumë në sezonin e parë në ‘Camp Nou’ e ‘Santiago Bernabeu’.