Të punojmë për të hartuar një plan të guximshëm vaksinimi, që ai të arrijë çdo person në çdo pjesë të botës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në mesazhin e tij të fundvitit duke iu referuar pandemisë.
”Bota e mirëpret vitin 2022 në një kohë kur shpresat tona janë testuar rëndë nga varfëria në rritje, pabarazia në shpërndarjen e vaksinave dhe konfliktet e vazhdueshme’’, theksoi kreu i OKB-së.
”Ne po përballemi jo vetëm me vendime të rëndësishme politike, por edhe me prova morale dhe jetike. Kjo sfidë për njerëzimin mund të kapërcehet nëse angazhohemi për ta bërë vitin 2022 një vit të mbarë për të gjithë”, shtoi ai.
Përveç një “plani të guximshëm vaksinimi”, Guterres nënvizoi se “është e nevojshme të ringjallet ekonomia me vendet e pasura që mbështesin vendet në zhvillim me financime dhe investime”.
Në përfundim, Guterres deklaroi se “së bashku duhet ta bëjmë 2022 të jenë në favor të njerëzimit, planetit dhe prosperitetit”. /atsh