Guterres paralajmëron shtetet për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, përsëriti thirrjen për çarmatim bërthamor, dhe paralajmëroi në çështjen e mundësisë së përdorimit të më shumë se 13 mijë armëve bërthamore që posedojnë shtetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një video-mesazhi, Guterres mori pjesë në takimin e parë të shteteve palë në Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW) i cili mbahet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Pasi vuri në dukje se “armët bërthamore, janë një rikujtues vdekjeprurës nëse shtetet nuk i zgjidhin problemet me dialog dhe bashkëpunim”, Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “që t‘i braktisin këto armë vdekjeprurëse edhe njëherë dhe për të gjithë”.

“Të shkatërrojmë këtë armë para se ato të na shkatërrojnë ne. Mësimet e tmerrshme të Hiroshimës dhe Nagasakit po fshihen nga memoriet. Me mbi 13 mijë armë bërthamorë në mbarë botën, janë në mesin e mundësive të rrezikut për konflikt bërthamor të pa imagjinueshëm më parë. Në një botë tensionesh gjeopolitike dhe pasigurie, kjo është një recetë për shkatërrim. Nuk mund të lejojmë që armët bërthamore të një grusht shtetesh të rrezikojnë planetin tonë”, tha Guterres.

Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar nga vendet e OKB-së për çarmatimin bërthamor, Guterres u shpreh se “TPNW, është një hap i përbashkët i rëndësishëm drejt dëshirës për një botë të çarmatosur nga armët bërthamore. Sepse kjo marrëveshje ndalon zhvillimin, testimin e armëve bërthamore, prodhimin e pajisjeve të shpërthyesve bërthamorë si dhe posedimin dhe magazinimin e tyre”.

Traktati i Ndalimit të Armëve Bërthamore, i cili synon të shkatërrojë armët bërthamore në të gjithë botën dhe të ndalojë ato të rejat, pavarësisht kundërshtimit të vendeve që posedojnë armë bërthamore si SHBA-ja, Rusia, Britania, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, u pranua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 193 anëtarë më 7 korrik 2017, me miratimin e 122 vendeve.

Traktati i cili u hap për nënshkrim më 20 shtator 2017 deri më tani është nënshkruar nga 84 vende, ku 50 e atyre që kanë nënshkruar traktatin kanë premtuar që në asnjë rrethanë të mos zhvillojnë, testojnë, prodhojnë, blejnë ose të grumbullojnë armë bërthamore ose pajisje të tjera shpërthyese bërthamore. /aa