Sekretari i ri i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron që viti 2017 të jetë një kohë kur “paqja do jetë kryesorja”.
Guterres, i cili nga sot e ka zëvendësuar Ban Ki-moon si shef i OKB-së, ka thënë se ai dëshiron të punojë në zgjidhjen e luftërave dhe konflikteve të dhunshme në shtete si Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Burundi.
“Si mund t’i ndihmojmë miliona njerëz që janë të përfshirë në konflikte, duke vuajtur shumë nga lufta, pa ndonjë shenj se atyre po iu vie fundi?” ka pyetur ai.
67 vjeçari, Guterres më parë ka punuar si Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatë, një pozitë që e ka mbajtur për një dekadë.
Ish kryeministri portugez ka thënë se ai dëshiron që bota të ketë një dëshirë për Vitin e Ri, vendosjen e paqës si gjënë kryesore.
“Paqja duhet të jetë qëllimi dhe udhërrëfimi ynë”, ka thënë ai dhe ka shtuar “e gjitha ajo që ne e kërkojmë si njerëzim – dinjiteti, shpresa, progresi dhe prosperiteti – varen nga paqja”.