Shkencëtarët: Megaliti 5 metra i lartë dyshohet se është transportuar nga veriu i Anglisë
Guri i Altarit ne Stonehenge ka tjeter origjinë, ndryshe nga masivet e tjerë. Nga analizimet e fundit, rezulton se blloku 5 m i lartë, ka një përbërje plotësisht ndryshe në krahasim me të gjithë guret gjigandë të strukturës, ku këta të fundit janë marrë nga një shpellë në Wells.
Sipas ekspertëve që e kanë publikuar studimin e tyre në Journal of Archaelogical Science, ky që konsiderohet edhe si masivi me i rëndësishëm, ndoshta është transportuar nga një tjetër pjesë e vendit, ndoshta nga Veriu i Britanisë së Madhe. Deri më sot hipotezat ishin që Guri i Altarit ishte marrë gjithashtu në Wells, në një tjetër shpellë që mendohej të ishte formuar rreth 400 milion vite më parë, në epokën kur Evropa dhe Amerika e Veriut u përplasën. Por studjuesit pas analizave, dhe konfrontimeve që bënë, arritën në konkluzionin që nuk kanë asnjë përputhje mes tyre.
Kështu që studimi do të vijojë për të kuptuar nga është nxjerrë megaliti i Altarit, dhe nga cila distancë është transportuar, duke qenë se deri më sot, distanca prej 225 km e spostimit të një monumenti është më e madhja që ne njohim. Stonehenge mendohet se është ndërtuar në një periudhë prej 3100-1600 p.e.s dhe është një ndër monumentet e neolitit më të rëndësishme të njerëzimit.