Gurabija me kungull dimri dhe çokollatë.

Përbërsit

– 200 gr kungull dimri i pjekur
– 150 gr sheqer
– 2 vezë në temperaturë ambienti
– 90 gr gjalp në temperaturë ambienti
– 60 ml gjalp
– 80 gr grimca çokollate
– 1/2 lugë çaji kanellë
– 1 bustinë fryrës për ëmbëlsira
– 300 – 350 gr miell

Përgatitja:
– Pasi pastrojmë kungullin nga lëkura, e ndajmë në rriska dhe e pjekim në 200 gradë për 20 minuta dhe e kalojmë në nutribullet së bashku me vajin e ullirit.
– Në një enë përziejmë vezët me sheqerin derisa masa të trefishojë vëllimin dhe të bëhen vezët me ngjyrë të hapur.
– Shtojmë gjalpin, pasi i përziejmë shtojmë kungullin e përgatitur.
– Në fund shtojmë miellin, fryrësin, kanellën dhe zemë një brumë të mbledhur, shtojmë edhe grimcat e çokollatës, dhe masën e vendosim 30 minuta në frigorifer dhe me të bëjmë toptha të vegjël të cilët i pjekim në 180 gradë për 15 minuta.