Gundogan raportohet të ketë nënshkruar kontratë dyvjeçare me Barcën

Mungon vetëm njoftimi zyrtar i transferimit të Ilkay Gundogan te Barcelona, bëjnë të ditur burime të ndryshme.

Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka kontratë me Manchester Cityn vetëm deri në fund të këtij muaji, ashtu që e ka zgjedhur Camp Noun si destinacionin e ardhshëm.

Eksperti transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se marrëveshja është arritur dhe është nënshkruar nga palët.

32-vjeçari është pajtuar të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin katalunas që do të jetë valide deri në qershor 2025, si edhe e ka përfshirë opsionin e vazhdimit për një vit tjetër.