Guardiola: Messi është më i miri i të gjitha kohërave

Lionel Messi është futbollisti me më së shumti ‘Topa të Artë’ të fituar, derisa shumë nga adhuruesit e futbollit e quajnë si më të mirin e gjitha kohërave.

Padyshim që një nga përkrahësit më të mëdhenj të Messit është Pep Guardiola, me dyshen që kishin bërë histori sa ishin të Barcelona.

Pep Guardiola ka përmendur sërish se Messi është më i miri i të gjitha kohërave dhe se i vjen keq për Pelen dhe Maradonën.

“Leo Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë”, tha Pep Guardiola.

“Ndoshta nuk respektoj Pelen dhe Diego Maradonën, por nuk mund ta imagjinoj askënd si Messi, me qëndrueshmërinë e tij”.

“Ai është unik”, deklaroi Pep Guardiola.

Për shumë adhurues të futbollit, Messi është futbollisti më i madh që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Në fund të fundit, ai fitoi Kupën e Botës për të fituar çdo trofe të mundshëm.