Ballina Sport Futboll Guardiola i afrohet historisë

Guardiola i afrohet historisë

Manchester City ka bërë një hap shumë të madh për titull të kampionit në Premier League të Anglisë. Me fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit të martën, Manchester City është kthyer në vendin e parë me 88 pikë, dy më shumë se përcjellësi i parë, Arsenali, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund.

Ndeshja e mbetur në mes të Tottenhamit dhe Cityt i takoi javës së 34-t të elitës së futbollit anglez. Dy golat e fitores për Cityn i shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland. Haaland golin e parë e shënoi në minutën e 51-të me asistim të Kevin De Bruynet, kurse të dytin nga penalltia në minutën e 91-të.

Haaland tani ka 27 gola dhe pesë asistime në Premier League. Gjashtë gola i ka në Ligën e Kampionëve dhe pesë gola në Kupën FA. Në total 36 gola e gjashtë asistime.

Në xhiron e fundit, City e pret West Ham Unitedin, kurse Arsenali skuadrën e Evertonit.

Me fitore të mundshme ndaj West Hamit, Pep Guardiola do të bëhet trajneri i parë në histori me katër tituj radhazi të Premier Leagues.

Exit mobile version