Manchester City ka shpenzuar mbi 400 milionë euro rreth transferimeve të lojtarëve.
E gjithë kjo pas ardhjes në krye të shtabit teknik të ekipit Pep Guardiolas.
Ky i fundit ka arsyetuar shpenzimet marramendëse përgjatë një viti të kaluar te Citizens.
“Patëm një prej ekipeve me lojtarët më në moshë në Ligën Premier. Vendosëm t’i japim energji ekipit për pesë apo gjashtë vjetët e ardhshme”, ka thënë Guardiola.
“Kemi shpenzuar aq sa ekipet tjera. Do të shohim se çfarë ndodhë në treg deri në fund të gushtit, tha spanjolli.
Ai më tutje pohoi se shpreson që të jetë këtu edhe sezonin e ardhshëm dhe të mos shpenzon siç ka bërë këto dy afate kalimtare verore.