Një njësi ushtarake kombëtare ka pretenduar përmes një videoje se ka marrë pushtetin në Guine dhe se kanë rrëzuar presidentin e vendit, Alpha Conde.
Një ushtar i paidentifikuar e i mbështjellë me flamurin e vendit dha një fjalim të shkurtër në transmetuesin kombëtar, Radio Televizioni Guinea. Ai rrëfeu se parlamenti dhe kushtetuta e vendit ishin pezulluar dhe kufijtë ishin mbyllur.
“Ne po marrim fatin në duart tona”, tha ai.
Ministria e mbrojtjes tha se një sulm ndaj pallatit presidencial nga forcat kryengritëse ishte ndalur.
“Garda presidenciale, e mbështetur nga forcat besnike dhe republikane të mbrojtjes dhe sigurisë, zmbrapsi grupin e sulmuesve,” thuhej në një deklaratë.
“Operacionet po vazhdojnë për të rivendosur rendin dhe paqen.”
Mamady Doumbouya, udhëheqësi i përpjekjes për grusht shteti, tha se elitat e kishin keqtrajtuar vendin dhe se do të kishte një periudhë tranzicioni 18-mujore. /tiranapost