Barcelona rrezikon të përfundojë në një grup shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve.
Barcelona është bartëse e grupit në shortin e Ligës së Kampionëve.
Por, kjo prapë i sjell gjigantit katalan një rrezik të madh për një short të vështirë.
Nga opsionet më të këqija në vazot tjera, skuadra e Luis Enriques mund të luajë kundër Arsenalit, Manchester Cityt ose Borussia Dortmund.
Në vazon e tretë, skuadra që konsiderohet si më e forta është Tottenham, përcjell “Lajmi.net”.
Ndërsa, vazoja e fundit përmban kundërshtar më të lehtë por prapë të papërshtatshëm ku veçohet Besiktas.