Ballina Kulturë Grupi polifonik nga Shqipëria këngë për Presidentin Erdoğan

Grupi polifonik nga Shqipëria këngë për Presidentin Erdoğan

Një grup polifonik nga Shqipëria i ka kushtuar një këngë Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kënga me titull “Këngë për Presidentin Erdoğan” është publikuar edhe në YouTube dhe interpretohet nga Grupi Polifonik “Gjergj Arianiti Mallakastër” me këngëtar kryesor (korife) Guri Rrokaj.

Në tekstin e këngës përmenden disa nga kontributet e Turqisë dhe mbështetja e hapur e presidentit Erdoğan ndaj Shqipërisë, si ndërtimi i banesave për familjet e prekura nga tërmeti në Njësinë Administrative Laç në Bashkinë e Kurbinit, si dhe ndërtimi i spitalit të Fierit.

“Lajmi i bukur mori dhenë, në të gjithë botën sot po zien. Erdoğani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmojë”, është pjesa e tekstit me të cilën fillon kënga.

“Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj-Shqipërisë iu gjet pranë porsi nëna për evlanë. Në Turqi tek Gjysmëhëna, Erdoğan nuk bën më nëna, burrë i besës që nuk të fal, fati për popullin shqiptar. Laçin po ngre në themel me një lagje krejt model. Do bëjë spitalin në Fier, për të gjithë vilajenë”, thuhet në tekstin e këngës, ku në fund urohet jetëgjatësi për presidentin turk.

Këngët popullore polifonike janë tradicionale në qytetet e jugut të Shqipërisë. Tipar i veçantë i këtyre këngëve është se disa këngëtarë këndojnë së bashku.

Exit mobile version