Grupi Houthi i Jemenit njoftoi se kanë kryer një operacion ushtarak në Detin e Kuq kundër anijeve luftarake amerikane, transmeton Anadolu.
“Forcat e armatosura të Jemenit shënjestruan dy anije luftarake amerikane me raketa dhe dronë”, tha në një deklaratë Yahya Saree, zëdhënësi ushtarak i grupit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Houthit kanë synuar anije mallrash në pronësi ose operim izraelit në Detin e Kuq që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli, në solidaritet me palestinezët në Gaza, e cila ka qenë nën një luftë shkatërruese izraelite të mbështetur nga SHBA-ja që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Që nga 12 janari, SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme ajrore kundër lokacioneve të grupit Houthi në Jemen në përgjigje të sulmeve të tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Houthit kanë deklaruar se i konsiderojnë të gjitha anijet amerikane dhe britanike objektiva ushtarake.
Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.