Gjashtë pengje të tjerë të mbajtur në Gaza i janë dorëzuar Kryqit të Kuq që nga e enjtja.
Ata janë rrugës për në territorin izraelit, sipas IDF, shkruan CNN.
Kur u arrit armëpushimi i përkohshëm më 24 nëntor, Izraeli tha se ra dakord ta zgjaste atë me një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruar nga grupi i rezistencës palestineze.
Armëpushimi, një marrëveshje fillestare që skadoi të hënën, por u zgjat, ka ndalur luftimet më vdekjeprurëse midis Izraelit dhe palestinezëve në dekada.